Rama uron Magyar: Fitore mbresëlënëse, suksese në hapjen e një kapitulli të ri për Hungarinë

Politikë

Publikuar: 13/04/2026

Rama uron Magyar: Fitore mbresëlënëse, suksese në hapjen e një kapitulli të ri për Hungarinë

Kryeministri Edi Rama ka uruar Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet e djeshme në Hungari. Ai shkruan se ishte kënaqësi bashkëpunimi me Viktor Orban, por nga ana tjetër shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me kryeministrin e ri, Magyar, për afrimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Postimi i Kryeministrit Rama:

Ka qenë një kënaqësi e veçantë të bashkëpunoj me Kryeministrin Orbán dhe të dëshmoj nga afër afrimin e Shqipërisë me Hungarinë. I uroj mikut tim të mirë, Viktorit, gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij.

Njëkohësisht, përgëzoj përzemërsisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë suksese të plota në përpjekjen e tij për të hapur një kapitull të ri për vendin dhe shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar ngushtë, me synimin për t’i afruar edhe më tej dy vendet tona.