Ilir Meta i tmerruar nga mundësia e bashkëpunimit të Durim Bamit me SPAK-un, shantazhe dhe kërcënime nga burgu

Krim & Korrupsion

Publikuar: 11/04/2026

Ilir Meta i tmerruar nga mundësia e bashkëpunimit të Durim Bamit me SPAK-un, shantazhe dhe kërcënime nga burgu

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ashpërsuar retorikën, i është kthyer shantazheve me video si dhe ka intensifikuar manovrat për të dalë nga burgu që kur simboli i krimit të organizuar Durim Bami është ekstraduar nga Dubai në Shqipëri. Në një kohë kur Durim Bami kërkoi transferimin nga IEVP 313 në Tiranë drejt IEVP Fushë-Krujë, me argumentin se i rrezikohet jeta, Ilir Meta i është rikthyer paralajmërimeve nga burgu, shantazheve dhe kërcënimeve të koduara.

Nëse Durim Bami, përpos të tjerave akuzohet edhe për planin për të vrarë ish deputetin e PS-së Arben Ndoka, Ilir Meta është lakuar nga gazetari Artan Hoxha si njeriu që ka kontraktuar Durim Bamin për vrasjen e vëllait të Arben Ndokës, Aleksandër Ndoka, në shenjë hakmarrje për dhunimin e Monika Kryemadhit në Lezhë. Ndërkaq, dosja e SPAK-ut ka konfimruar se Arben Noka është investuar për vrasjen e Durim Bamit, pikërisht për të marrë hakun për vrasjen e vëllait, i bindur se Bami fshihet pas atentatit.

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Ilir Meta fshihet pas vrasjes së Aleksandër Ndokës, ndërsa Arben Ndoka ka bindjen se Durim Bami ka organizuar vrasjen. Ndërkaq, 11 vite më parë, Tom Doshi ka akuzuar Ilir Metën se ka paguar me 500 mijë euro Durim Bamin për t’a vrarë. Nga ana tjetër, ka zëra se për ekstradimin e Durim Bamit në Tiranë është angazhuar vetë Edi Rama me qëllim për të fundosur Ilir Metën si kundërshtar politik.

Lëvizjet në panik dhe turfullimet e ditëve të fundit të Ilit Metës nga burgu duket se lidhen me makthin e tij për mundësinë e bashkëpunimit të Durim Bamit me drejtësinë. Kthimi i Durim Bamit në i penduar i drejtësisë besohet se mund të zbardhë jo vetëm vrasjen e vëllait të Arben Ndokës, për një sagë krimesh të tjeta, duke troditur politikën shqiptare dhe botën e krimit në Shqipëri.