Vrasje në Fushë-Krujë, zbulohet emri i autorit dhe viktimës. Policia jep detajet zyrtare

Kronike

Publikuar: 10/04/2026

Vrasje në Fushë-Krujë, zbulohet emri i autorit dhe viktimës. Policia jep detajet zyrtare

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur sot pasdite në Fushë-Krujë.

Eduart Afmataj është autori i vrasjes, ndërsa Artur Çangu viktima.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa mbetet në fokus edhe kapja e autorit.

Sakaq, sipas informacionit paraprak të uniformave blu, vijon kërkimi për arrestimin e autorit të dyshuar

“Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij“, njofton policia.

Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt mes tyre, i disa ditëve më parë.

/voxnews