Policia në Tiranë ka goditur ditën e sotme një aktivitet të paligjshëm që lidhej me falsifikimin e dokumenteve arsimore dhe profesionale. Gjatë operacionit, efektivët arrestuan një 51-vjeçar në zonën e Zall Bastarit.
Sipas të dhënave, i ndaluari është Abas Tafa, i cili më herët ka qenë kandidat për deputet i Koalicionit EuroAtlantik të drejtuar nga Lulzim Basha.

Kontrolli në banesën e tij çoi në zbulimin e një hapësire të përshtatur posaçërisht për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
Brenda këtij ambienti, policia gjeti pajisje dhe materiale që shërbenin për krijimin e diplomave të shkollave të mesme dhe universiteteve, përfshirë edhe programe të nivelit master.
Po ashtu, aty përgatiteshin edhe licenca profesionale të rreme. Autoritetet vijojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë dhe për të përcaktuar shtrirjen e këtij aktiviteti.
/pamfleti