Rezart Prifti: Kjo është një opozitë “kë të qajë më parë”, më mirë me Lul Bashën

Politikë

Publikuar: 07/04/2026

Rezart Prifti: Kjo është një opozitë “kë të qajë më parë”, më mirë me Lul Bashën

Pedagogu Rezart Prifti, i ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, ka bërë një analizë kritike të gjendjes së opozitës në vend, duke e cilësuar atë në një nga momentet më të dobëta të saj.

Ai tha se ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë kundërshtari më i fortë i kryeministrit Edi Rama, duke iu afruar fitores me një diferencë të ngushtë votash.

Kundërshtari i këtyre më i fortë, fatkeqësisht dhe fatmirësisht për Shqipërinë, ka qenë Lul Basha, që me atë që për shumë njerëz është budalliku i vet, por për mua është gjenialiteti i vet. Op top, op top, për pak, diku te 47 mijë, 50 mijë vota, u afrua shumë”, u shpreh ai në Off The Record me Andrea Dangllin duke shtuar se: 

“Tani sot që ne flasim, ti ke një opozitë që është ‘kë të qaj më parë’. Vetëm opozitë nuk është. Domethënë, po marrim e po e quajmë Partia Demokratike, se de fakto për njerëzit që perceptojmë opozitën sot, e bëjmë ne që jemi këtu në studio, me e thënë të drejtën, i themi tre-katër mendime pa ofenduar njeri”, tha Prifti.