Rritja e çmimit të naftës nuk i pengon shqiptarët të blejnë makina! Importi arrin rekord historik, 3-fishohen elektriket

Aktualitet

Publikuar: 06/04/2026

Rritja e çmimit të naftës nuk i pengon shqiptarët të blejnë makina! Importi arrin rekord historik, 3-fishohen elektriket

Nuk duket se ka asnjë shpresë për lehtësimin e trafikut.

Kriza në Lindjen e Mesme dhe shtrenjtimi i karburanteve nuk ka ndikuar në tendencën në rritje të shqiptarëve për të blerë automjete, të paktën për muajt e parë të vitit.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në mars u regjistruar për herë të parë 7,891 automjete në vend, me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është dhe rekordi historik i regjistrimeve të reja të automjeteve që është shënuar ndonjëherë në mars.

E njëjta tendencë konstatohet për të gjithë tre mujorin e parë. Përveç janarit, kur regjistrimet ranë me 7.6%, në shkurt ato u rritën me 20.6%.