Godet edhe djali tjetër i “kompetentit të piramidave”, Redon Meksi ortak me ish OPGJ-në Gerhard Ismaili në biznesin e paneleve fotovoltaike dhe HEC-eve

Investigim

Publikuar: 04/04/2026

Godet edhe djali tjetër i “kompetentit të piramidave”, Redon Meksi ortak me ish OPGJ-në Gerhard Ismaili në biznesin e paneleve fotovoltaike dhe HEC-eve

Njëri bën gaztorin e lënduar në televizionin e vet, duke pranuar publikisht se kishte pasur një lidhje me një vartëse, ndërsa tjetri zgjedh një oficer të policisë gjyqësore për të hapur biznes në fushën e energjisë, TEC-eve, HEC-eve dhe paneleve fotovoltaike. Etja për të bërë para kudo që të munden duket se u ka errësuar sytë dy djemve të stërvitur të “kompetentit të piramidave”, Aleksandër Meksi.

Teksa Endri Meksi, pronari i MCN TV, pak ditë më parë dha një “show” të pazakontë me një “mea culpa” pikërisht në ekranin e televizionit që zotëron, duke pranuar se kishte pasur një histori “shekspiro-makbethiane” me një vartëse për tre vite, dhe duke u ankuar se më pas ishte kërcënuar, Redon Meksi, djali tjetër i “kompetentit të piramidave”, deri tani ka ruajtur një profil më të ulët dhe më të qëndrueshëm.

Por, tek paratë duket se “tërheq gjaku” dhe, njësoj si vëllai dhe babai dikur, edhe ky po zgjeron fushën e veprimtarisë, duke zotëruar aktualisht disa kompani. Pasi Endri Meksi del në disa dosje të SPAK për përfitime të padrejta nga tendera publikë, fushën e energjisë duket se ka vendosur t’a menaxhojë Redon Meksi.

Kompania më e re ka pikërisht një ndarje aksionesh në masën 50% me ish-OPGJ-në Gerhard Ismaili, i cili, të paktën deri në vitin 2023, rezulton i punësuar në prokurori, përkatësisht i komanduar në Elbasan dhe më herët në Korçë. Kompania, M.C.A Energy, ku 50% të kuotave i zotëron Redon Meksi, ka nisur aktivitetin në vitin 2024 dhe nuk ka ende bilanc të deklaruar.

Nuk dihet se çfarë “shërbimesh” apo ndihme i ka ofruar ish-OPGJ-ja Gerhard Ismaili gjatë kohës që ushtronte detyrën në prokurori studios ligjore të Redon Meksit “Law and Consulting” (një tjetër kompani e këtij të fundit), në një kohë që njihen publikisht lidhjet mes avokatëve dhe OPGJ-ve për bashkëpunime deri në manipulim provash. Ajo që duket qartë është se besimi mes tyre është i lartë, aq sa të ndajnë bashkë një kompani për prodhimin e energjisë. A është ky një raport konjukturash për të shfrytëzuar lidhjet e të dyve për të përfituar më lehtë lejet? Administrator i kësaj kompanie është përzgjedhur Gani Ismaili, babai i Gerhard Ismailit, i cili zotëron edhe një kompani tjetër që operon në fushën e ndërtimit.

A është përdorur emri i ish-OPGJ-së si një “prestanom” më i “pastër” për të fshehur ndonjë aferë, apo në këtë mënyrë po betonojnë një bashkëpunim të nisur më herët? Çfarë garancie kanë një avokat dhe një oficer i policisë gjyqësore se do të marrin lejet dhe do të zgjerojnë biznesin në fushën e energjisë?

Aktiviteti kriminal i Endri Meksit