Fakte për SPAK / Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

Kryesore

Publikuar: 01/04/2026

Fakte për SPAK / Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

Në tetor të vitit 2024, Bashkia Gramsh ka shpallur kompaninë Meteo shpk fituese të tenderit me vlerë 800 mijë euro për ndërtimin e disa pritave në bregun e lumit Devoll, në kuadër të mbrojtjes së tokave bujqësore. Oferta fituese e kompanisë Meteo rezulton gati sa fondi limit duke e bërë të dyshimtë këtë tender, për të cilin ka pasur edhe ankesa. 

Tenderi është firmosur nga nënkryetari i Bashkisë Gramsh, Tajar Bici, me autorizim të kryetarit Besion Ajazi. Pronar i kompanisë së ndërtimit Meteoështë biznesmeni kontrovers Eral Myftaraj, i cili qëndron edhe pas disa kompanive të tjera, me të cilat shfaros pyje, zhvat para publike me tendera korruptivë si dhe pastron para, duke u mburrur se është ‘xhepi’ i Bledi Çuçitdhe lidhje e grupeve kriminale në Elbasan. Administrimin e kompanisë Myftaraj ia ka besuar shtetasit Erind Bengu.

Ndërkaq, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të veprimtarisë së Bashkisë së Gramshit gjatë periudhës 2023-2024, përpos të tjerave, ka konstatuar se Eral Myftaraj, pasi ka fituar tenderin, ka vjedhur paratë publike përmes mashtrimit me zbatimin e kontratës me Bashkinë Gramsh, siç dyshohet se ka operuar edhe me tenderat e tjerë. Sipas KLSH-së, Bashkia Gramsh e ka paguar Eral Myftarajn për punë që nuk i ka kryer, pra që nuk ekzistojnë. 

KLSH ka ngritur dyshime se Myftaraj ka mashtruar edhe me cilësinë e hekurit, ku i kërkon Bashkisë së Gramshit të ngrejë një grup pune për të verifikuar nëse pritat janë ndërtuar sipas kontratës.

Bashkia Gramsh të ngrejë një grup pune për verifikimin e objektit Ndërtim i pritave në bregun e lumit Devoll, në kuadër të mbrojtjes së tokave bujqësorë, mbi kontrollin e
vendosjes së hekurit Ø6 në të gjitha brinjët për secilin gabion me përmasa 1x1x1, 1x1x1.5, 1x1x2 dhe 1x1x2.5 përgjatë gjithë mbrojtjes lumore, në të 4 rreshtat e tij përgjatë gjatësisë së mbrojtjes lumore dhe të mbajë dokumentacionin verifikues. Në rast se gjatë verifikimit në terren nga grupi i ngritur nga Bashkia, verifikohet që kjo sasi hekuri
nuk është vendosur nga sipërmarrësi i punimeve, Bashkia Gramsh të marrë masa për arkëtimin e vlerës prej 1,315,579 pa TVSH, si pagesë e punimeve të pakryera nga subjekti “M.” SHPK, në cilësinë e sipërmarrësit të punimeve në kontratën me nr. 4631 prot., datë 23.10.2024, me objekt ndërtim i pritave në bregun e lumit Devoll, në kuadër të mbrojtjes së tokave bujqësorë
“, thuhet në raportin e KLSH-së. 

Kemi të bëjmë vetëm me një shembull se si Eral Myftaraj, duke korruptuar funksionarët publikë, përvetëson paratë publike me kartelin e kompanive të tij. Gjatë 5 viteve të fundit, me anë të kompanisë Meteo, Eral Myftaraj ka marrë rreth 33 milionë euro nga buxheti i shtetit. 

Tenderat i ka fituar kryesisht nga Bashkitë e Qarkut të Elbasanit, me flamur të kuq korrupsioni, por edhe nga Bashkitë Durrës, Tiranë, Shijak, Gjirokastër, Himarë, nga OSSH etj., me ndërhyrjen e dyshuar të Bledi Çuçit, ndonëse Myftaraj pretendon se tenderat i fiton për llogari të grupeve kriminale. 

Përmes kompanisë Meteo, Eral Myftaraj kontrollon pjesërisht edhe kompaninë e energjisë elektrike Aga Solar Park Holding’s. Kjo e fundit kontrollon dy kompani të tjera AGA SOLAR dhe AGA- SOLAR 2. Ndërkaq, Aga Solar është aksionere në kompaninë Aga Solar I RF.Karteli i kompanive ka fituar licenca dhe para publike, duke qarkulluar miliona euro. 

Eral Myftaraj është pronar edhe i kompanisë famëkeqe të shfarosjes së pyjeve në Qarkun e Elbasanit, AL-MEXWOOD. Përmes kësaj kompanie, gjatë 5 viteve të fundit, Eral Myftaraj ka marrë rreth 7 milionë euro në buxhetin e shtetit, me tendera kryesisht të paracaktuar me pazar në tavolinë. 

Përmes kompanisë AL-MEXWOOD, Eral Myftaraj kontrollon edhe kompaninë ALMEX GREENWOOD shpk, me të cilën ka përfituar koncensionin nga Ministria e Mjedisit për Menaxhimin dhe zhvillimin teknologjik te prodhimit te fidaneve pyjor/arror ne fidanishten shteterore, Cerrik, Elbasan. 

Eral Myftaraj rezulton aksioner edhe në kompaninë e falimentuar Albanian Archives, e cila ka përfituar gjithashtu para publike. Myftaraj kontrollon edhe kompaninë e riciklimit HXH shpk, pezulluar vitin e kaluar. Gjatë 9 viteve, kompania nuk ka dorëzuar bilance.

Ka dyshime të forta se ky kartel kompanish, përveçse është përdorur për të përlarë dhjetëra milionë euro para publike, ka shërbyer edhe për kamuflimin e devijimit të parave publike përmes transaksioneve në xhepat e zyrtarëve publikë dhe figurave të krimit.