IPARD ende në pikëpyetje, Salla: Deri më 9 prill ne duhet të plotësojmë detyrat, që të kërkojmë hapje fondesh

Aktualitet

Publikuar: 31/03/2026

IPARD ende në pikëpyetje, Salla: Deri më 9 prill ne duhet të plotësojmë detyrat, që të kërkojmë hapje fondesh

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla thotë se deri më datë 9 prill duhet të plotësojnë detyrat e lëna nga Bashkimi Europian për IPARD, që më pas të kërkojnë hapjen e fondeve.

“Ishim në Bruksel me ekipin dhe kemi diskutuar për të gjithë detyrat që kemi. 

Ne kemi qenë në datën 9 mars dhe brenda datës 9 prill duhet të dorëzojmë kërkesat që na janë kërkuar. Presim më pas akreditimin e paketës së IPARD”, tha Salla.