“Të dashur mjeranë…!” E përjashtuan nga PD, Doris Madhi: “Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju”

Kronike

Publikuar: 30/03/2026

“Të dashur mjeranë…!” E përjashtuan nga PD, Doris Madhi: “Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju”

Që pas shpalljes së datës së zgjedhjeve për kryetar, në Partinë Demokratike kanë nisur spastrimet. Vala nisi nga Durrësi, me përjashtimin e dy anëtarëve demokratë të Këshillit Bashkiak, Dritan Burgija dhe Arlind Boshku, të cilët kishin dalë në mbështetje të Ervin Salianjit.

Dje ishte radha e PD në Elbasan, ku u përjashtuan 4 anëtare gra nga partia: Doris Madhi, Alesia Balliu, Rudina Alla dhe Zheni Gjergji. Një situatë që po lidhet gjithnjë e më shumë me eleminimin politik të atyre që nuk mbështetësin Sali Berishën në garë për kryetar.

Vetë Doris Madhi ka mohuar të ketë punuar kundër PD-së në zgjedhjet e fundit. Madhi jo vetëm mohon një tradhti të tillë politike nga ana e saj, por shton se në Prrenjas këmbëngulja e saj opozitare ka nxjerrë të pavlefshme.

Postimi i plotë:

Te dashur mjerane,

Faleminderit qe me kthyet ne beteje pasi pata vendosur te terhiqesha….fiks si doktori, apo jo?!

Postimet e mia kane qene publike dhe kane mbeshtetur persona te PD dhe miq te mite pa patur hezitim e frike! Kurrsesi nuk do mbeshtesja njerez si ju te lidhur drejperdrejt me krimin qofte prr perkatesi familjare, qofte per pazare e perfitime!

Kryetari aktual i PD Prrenjas me ka falenderuar personalisht per ndihmen qe i dhashe ne proçes numerimi duke nxjerre te pavlefshme dy kuti ne te cilat PS kishte dale me rezultat 101%, pra me 20 vota me teper se ne proçesverbal.

Jam kurioze deputetja e PD qe paska patur kohe te me fotografoje mua, pse u largua kur une pezullova mbi 2 ore proçesin e votimit dhe s’pati kellqe te perballej me njerezit e PS?!

Na sqaroni pak kush i induktoi votat PD-Sara Mile dhe pastaj pranoi te mbyllej per 3 ore Pallati i Sportit bashke me numeruesit brenda?!

Te tjerat ne vazhdim….

Atyre qe me rikthyen ne beteje, i siguroj qe kete mandat e kane te parin dhe te fundit…i presin surpriza!

Suksese kryetarit te ri!