E la dashnorja, gazetarët e MCN solidarizohen me pronarin Endri Meksi, i kërkojnë shtetit të vihet në lëvizje, ‘Safeti’ i TV-së shantazh zonjës që kaloi në kampin kundërshtar, ja e vërteta e kërcënimit

Kryesore

Publikuar: 30/03/2026

E la dashnorja, gazetarët e MCN solidarizohen me pronarin Endri Meksi, i kërkojnë shtetit të vihet në lëvizje, ‘Safeti’ i TV-së shantazh zonjës që kaloi në kampin kundërshtar, ja e vërteta e kërcënimit

Gazetarët e MCN TV janë solidarizuar si kurrë më parë me pronarin e televizionit Endri Meksi, i cili një ditë më parë rrëfeu studio se pas tre vitesh e kishte lënë dashnorja që kishte në MCN, ndërsa prej 10 ditësh ishte ndarë edhe nga gruaja dhe tashmë flinte në MCN. Pas këtij rrëfimi të pazakontë për dramën e dyfishtë të dashurisë, gazetarët e MCN dhe jo vetëm, janë solidarizuar me Meksin, ndërsa i kërkojnë Prokurorisë së Tiranës dhe SPAK të hetojë me seriozitet këtë rast.

Gazetari i nderuar i kronikës Xhevahir Zhabina, krahas mbështetjes për Endri Meksin, të cilin e ka lënë dashnorja duke kaluar në kampin kundështar, ka kritikuar policinë, e cila sipas tij nuk po bën punën që i takon për këtë çështje. Zhabina i kërkon Prokurorisë që t’a ketë prioritet këtë çështje.

Nuk mund të mungonte reagimi i gazetares Ola Xama, e cila është solidarizuar me Endri Meksin, natyrisht duke anashkaluar faktin se pronari i një televizioni del në studio dhe thotë se ka pasur një dashnore në televizion, të cilën e akuzon si pjesë të kërcënimeve dhe shantazheve të pretenduara ndaj tij. Pra, asnjë qëndrim për deklaratën e pronarit; ‘Kam një dashnore në mesin tuaj’.

Disa gazetarë të tjerë kanë shkuar më tej duke kërkuar edhe reagimin nga opozita për këtë çështje me ‘rëndësi kombëtare’, me qëllim për t’a kthyer në kauzë. Asnjë fjalë për fyerjen e grave dhe vajzave gazetare; Kam një dashnore në mesin tuaj. Asnjë fjalë për gazetarët që nuk paguhen. Asnjë fjalë për të vërtetën.

Meksi shantazhon ish partneren, frikë nga bashkëpunimi i saj me SPAK-un

Të ndalemi tek pjesa serioze. Endri Meksi po përndjek dhe shantazhon prej disa ditësh zonjën në fjalë, me të cilën thotë se ka pasur një raport jashtëmartesor prej tre vitesh. Përmes hapjes së disa faqeve në rrjete sociale, gjoja anonime dhe gjoja sikur po sulmojnë atë vetë, Meksi po shantazhon zonjën, duke e kërcënuar me ekspozimin dhe denigrimin e saj, veprime të cilat nuk është çudi që mund t’a çojnë drejt qelisë më shpejt nga sa mendohet.

Për të justifikuar hakmarrjen ndaj zonjës në fjalë, për të cilën ka frikë se është kthyer në bashkëpunëtore të SPAK-ut, Meksi ka përhapur fjalë sikur në duart e kundërshtarëve të tij kanë rënë matariale kompromentuese dhe intime të tij. Endri Meksi është thjeshtë një sharlatan dhe hajdut i fondeve publike. Askush nuk ka interes dhe nuk e kosnideron atë si subjekt më rëndësi, për t’a ekspozuar si një safet mediatik. Ai thjeshtë duhet të përgjigjet para ligjit si çdo hajdut tjetër i fondve publike, si çdo mashtrues dhe pastrues tjetër parash.

Përveç atij vetë që rreh gjoksin si hamshor me puro të fikur në dorë, akush nuk ka interes të dijë se kush është dashnorja e Meksit dhe se kur ai ndahet apo bashkohet me gruan. Të gjitha këto janë pjesë e telenovelës së tij brenda MCN-së, intrigave dhe pelivanllëqeve, reflektim i panikut nga mundësia e bashkëpunimit të zonjës në fjalë (juristes) me organet shtetërore, sidomos me SPAK-un.

E vërteta e kërcënimit

Në intervistën e djeshme të paprecedentë, përpos dramës së dashurisë dhe problemeve familjare, Endri Meksi u përpoq të mjegullonte edhe burimin e kërcënimit të tij, duke hequr paralele me Gerond Meçen, një prej hajdutëve epikë të fondeve të AKSHI-t, të cilin e morën peng pas prishjesh në pazare dhe ankesave për tenderat kur doli nga loja e ndarjes së parave, me rol prestanome. Meksi e orientoi mesazhin sikur kërcënimi i tij ka të njëjtin burim si kërcënimi ndaj Gerond Meçes, duke nënkuptuar grupin e Gys Agasit.

Që grupi i Gys Agasit të angazhohej për të kanosur Meksin, pikësëpari, duhet të ketë një motiv. Cili është motivi? Çfarë interesash ka prishur Meksi me ankesat që ka bërë për disa tendera? A është Meksi një faktor i tillë pengues sa të ketë angazhuar Gys Agasin për t’i dhënë një mesazh me Audin e bardhë?

E vërteta është krejt tjetër, të cilën Meksi, duke e ditur, tenton t’a mbulojë me intriga, histori dashnoresh dhe mufka. Jo vetëm kaq, por të vërtetën e mesazhit me Audin e bardhë, Meksi synon t’a amplifikojë me interesat e tij me AKSHI-n, tenderat e IT dhe bixhozin me qëllim krijimin e terrenit të favorshëm për ndonjë tender tjetër.

Disa javë më parë, Meksi, duke përdorur MCN, kaloi një vijë të kuqe, ndoshta nga kureshtja, ndoshta për gjobëvënie ose nga marrëzia. Pasi mori përgjigjen dhe u përbetua se nuk do t’a përsërisë më gabimin, pasi nuk guxon të thotë të vërtetën në polici, gënjen gazetarët, sajon kërcënime të tjera dhe fabrikon pista të paqena për interesa korruptive dhe për të zbutur frikën nga veprimi i SPAK-ut.