S’u pëlqeu ngjyra dhe nuk paguan/ Si nisi përleshja në servisin e makinave në Korçë

Aktualitet

Publikuar: 28/03/2026

S’u pëlqeu ngjyra dhe nuk paguan/ Si nisi përleshja në servisin e makinave në Korçë

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen 10 të qytetit të Korçës, ku katër persona u plagosën, përfshirë pronarin e servisit të makinave, Renaldo Xhixho. Të tjerët e përfshirë janë identifikuar si Ergys Themelko, Erion Demolli dhe Lidi Meno.

Ngjarja ka shpërthyer pasi tre klientët kanë sjellë makinën për të ndryshuar ngjyrën dhe, sipas pretendimeve të tyre, nuk ishin të kënaqur me rezultatin. Për më tepër, ata nuk kishin kryer pagesën për shërbimin, gjë që ka tensionuar situatën dhe ka çuar në një konflikt fizik me përdorim të një mjeti të mprehtë (gërshërë).

Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosur janë katër persona: njëri ka pësuar dëmtime në shpatull dhe krah, tjetri në fytyrë, ndërsa dy të tjerët kanë lëndime më të lehta.

Autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit dhe për marrjen e masave ndaj të përfshirëve.