Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e fundit të opozitës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtës për tubim paqësor dhe distancimin nga çdo formë dhune.
Në një përgjigje për “News24”, delegacioni rikujtoi se liria e tubimit është një e drejtë themelore.
“Të gjithë kanë të drejtën e lirisë së tubimit paqësor, siç parashikohet në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së”, thuhet në reagim.
Megjithatë, përfaqësuesit e BE-së dënuan përdorimin e dhunës gjatë protestave, duke theksuar se ajo nuk mund të justifikohet.
“Përdorimi i dhunës nuk mund të justifikohet për asnjë arsye dhe të gjithë aktorët duhet të distancohen prej saj”, thkesoi më tej.
Delegacioni vuri në dukje gjithashtu rolin e opozitës në funksionimin e demokracisë, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të saj në parlament dhe në proceset reformuese të vendit.
Reagimi i plotë:
Delegacioni i BE-së në Tiranë rithekson se të gjithë kanë të drejtën e lirisë së tubimit paqësor, siç parashikohet në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së.
Përdorimi i dhunës nuk mund të justifikohet për asnjë arsye dhe të gjithë aktorët duhet të distancohen prej saj.
Delegacioni i BE-së rikujton se opozita ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në parlament dhe në jetën demokratike të vendit, përfshirë dhe veçanërisht në kontekstin e reformave themelore.
/pamfleti