Partia Demokratike ka nisur me spastrimet e anëtarëve të cilët kanë mbështetur ish-deputetin Ervin Salianji, i cili doli kundër Sali Berishës dhe ka zhvilluar disa foltore me demokratët.
Pas mbështetjes që i dhanë Salianjit, me firmë të Flamur Nokës janë përjashtuar nga partia kryetari i grupit të këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Dritan Burgija.
Në vendimin e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv, thuhet se grupit të Këshilltarëve Bashkiak në Durrës, i propozojnë si kandidat për kryetar Ardian Mukën. PD ka përjashtuar nga grupi i këshilltarëve edhe Arlind Boshkun, i cili mban edhe postin e sekretarit të degës së PD në Durrës.
Vendimi i plotë
PËR NDRYSHIMET NË GRUPIN E KËSHILLTARËVE TË PDSH NË KËSHILLIN BASHKIAK DURRËS”
Në mbështetje të nenit 24, 40 dhe 48 të statutit të PDSH dhe Rregullores së Brendshme, Kodit të Sjelljes së mirë, Etikës dhe Integritetit të PDSH, dhe nenit 33 të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”,
VENDOSI:
Z. Dritan Burgija dhe Z. Arlind Boshku përjashtohen nga Gupi i Këshilltarëve Bashkiak të PDSH në Bashkinë Durrës në mbështetje të Statutit të PDSH neni 24 pika 1 dhe 2 dhe në shkelje të nenit IV pika 2 të Rregullores së Brendshme;
I propozojmë grupit të Këshilltarëve Bashkiak Z. Ardian Muka si kandidat për Kryetar të Grupit të Këshilltarëve Bashkiak të Partisë Demokratike të Shqipërisë në Këshillin Bashkiak Durrës.

/shqiptarja.com