Rrufjani i sindikatave Kol Nikollaj leje edhe për HEC-in e tretë në Rrëshen, skemë zhvatje ndaj bizneseve

Kryesore

Publikuar: 22/03/2026

Rrufjani i sindikatave Kol Nikollaj leje edhe për HEC-in e tretë në Rrëshen, skemë zhvatje ndaj bizneseve

Pengmarrësi i Konfederatës së Sindikatave dhe asfiksuesi i lëvizjes sindikale, sharlatani Kol Nikollaj, është i skeduar nga agjencitë ligjzbatuese, për presione ndaj kompanive private, në këmbim të milionave.

Por Kola njihet edhe si lëpirës e pazarxhi me qeveritarët pas shpinës së sindikalistëve, në këmbim të paralizimit të protestave social- ekonomike, për të përfituar leje ndërtimi e licenca koncesionesh, të maskuara pas të afërmve të tij.

“Pamfleti” ka publikuar dokumenta zyrtare, që vërtetojnë se në vitin 2019, krye-xhambazi i sindikatave, Kol Nikollaj, ka marrë koncesion për dy HEC-e private “Bushi-1” e “Bushi-2”, në lumin Zalli i Tharrit dhe Përroi Perlikaj në Bardhaj e Lufaj të Mirditës.

Por dokumentet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në Ministrinë e Energji-Infrastrukturës dhe në Ministrinë e Mjedisit, tregojnë se Kol Nikollaj ka marrë koncesion edhe për një HEC tjetër privat të emërtuar “Nikolli Energy” me fuqi 250 KW, në përroin pranë fshatit Ujë të Rrëshenit, me burim nga fshatrat Prosek, Tarazh e Sheshaj.

Maskuar pas të afërmit të tij Arbër Gjergj Nikolli nga Rrësheni, krye xhambazi i pseudo-sindikatave, Kol Nikolla, me Shkresë nr. 460 Protokolli, datë 5 tetor 2022, ka kërkuar lejen mjedisore për ndërtimin dhe licencimin e hidrocentralit të tretë në Rrëshen.

Leja për HEC është regjistruar në emër të kompanisë “Nikolli Energy” sh.p.k, me pronar të vetëm formal Arbër Nikolli dhe administrator Bledar Perndrecaj që jeton në Romë; ndërsa pazaret, letrat zyrtare dhe milionat e investimeve i kalkulon Kola nga vjedhjet e pasurive të sindikatave  dhe me burime nga grupet kriminale.

Ndërsa lejet koncesonare për ndërtimin dhe shfrytëzimin e dy hidrocetraleve private “Bushi” e “Bushi-1”, Kol Nikollaj i ka aplikuar me emrin e tij, por maskuar pas kompanisë “Kthella” Sh.p.k, të familjarit tjetër Pjetër Nikolli.

Në pazare me qeverinë, batakçiu i sindikatave, Kol Nikollaj, ka

Sipas kontratave koncesionare të lidhura me qeverinë, rezulton se energjinë e prodhuar nga këto 3 hidrocentrale në Rrëshen, Kola do ta shesë për 35 vite, për llogari të tij dhe të atyre me të cilët është futur në ortakëri ilegale, me milionat që ka vjedhur nga pasuritë e sindikatave dhe të ardhura nga aktivitet kriminale.

Ndërkohë që përfiton leje koncesionare e pasuri publike falas nëpërmjet pazareve me qeveritarët pas shpinës së sindikalistëve, të cilët i mashtron me aktrime sikur mbron interesat e tyre, kur faktikisht i ka braktisur e tradhëtuar./Pamfleti