Para çdo proteste të opozitës, gazetari pranë Familjes Berisha, Çim Peka paralajmëron rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti. Para çdo proteste, Peka përbetohet se këtë herë do të kryejnë punë me Ramën. Për protestën e soteme, 22 mars, Peka ka paralajmëruar; “22 Marsi, ose Rama në muze, ose PD. Fundi i lojës!“.
Pak para nisjes së protestës, Çim Peka, me rrogë të deklaruar 800 euro në muaj, është shfaqur në Rogner me një makinë të re të tipit Audi Q8 dhe me puro Cohiba, në kuadër të përgatitjeve të fundit për të rrëzuar qeverinë. Peka, prestanome e Familjes Berisha tek Syri Tv, parkoi makinën luksoze dhe u nis për t’iu bashkuar protestës për rrëzimin e Ramës.
Pas protestës së sotme, Çim Peka pritet të paralajmërojë rrëzimin e Ramës herën tjetër. PD-ja nuk do të përfundojë në muze, por do të mbetet një dyqan i Familjes Berisha. Ndërkaq, Prokurorisë së Tiranës i ka mbetur në dorë një dosje pastrimi parash nga Syri Tv, me pronar në letra Çim Peka.
Ditët e fundit, kryeministri Rama i është rikthyer kësaj dosje, duke shtuar presionin ndaj Prokurorisë së Tiranës, e cila e mban dosjen pezull. Dosja mbart fakte dhe prova flagrante që implikojnë drejtuesit e Syri Tv në pastrimi parash. Për shembull, Çim Peka, me pagë 800 euro, rezulton se ka financuar me disa mijë euro në muaj Syri Tv. Kështu është operuar edhe me punonjës të tjerë.
Ka dyshime të forta se Shkëlzen Berisha ka përdorur punonjësit e televizionit të tij për të futur para të pista cash në llogaritë e Syri Tv. Pekës dhe të tjerëve dyshohet se u janë dhënë para cash nga Shkëlzeni, para të cilat më pas i kanë kaluar në llogaritë e televizionit në formë dhurimi.
Dosja penale provon se Syri Tv është një lavatriçe pastrimi parash. Nuk ka dyshim se Çim Peka nuk është koka e kësaj skeme, por një instrumet i Shkëlzenit. Peka rezulton në dosje si dorezë e dikujt tjetër e përdorur në krim.
Ashtu siç përdori Fatmir Mediun dhe Mihal Delijorgjin në Gërdec, Shkëlzeni ka përdorur Gaz Spahinë dhe Çim Pekën për injektimin e parave të pista në Syri Tv. Nëse drejtësia do të veprojë, janë pikërisht Peka dhe Spahia më të ekspozuar.