Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për zyrën e shtypit të tij në trotuarin para parlamentit belg.
Sipas Berishës ai thotë se ka paraqitur kerkesat për qeveri teknike në Shqipëri.
“Erdhëm këtu në parlamentin federal dhe u takuam me zëvendëskryetaren e Komisionit të Jashtëm të parlamentit dhe anëtarë të Komisionit të Jashtëm të parlamentit ku paraqitëm gjendjen në Shqipëri.
Ramë dakord të vazhdojmë komunikimin.
Na falënderuam për informacionin dhe debatin që patëm dhe ne jemi besimplotë se autoritetet belge qëndrojnë fuqishëm për shtetin zgjedhor dhe ndarjen e pushteteve.
Unë garantova se PD mbetet e vendosur dhe ka yll polar në programin e saj integrimin e bazuar në meritë.
Sigurisht që e shpalosëm dhe e paraqitëm atë si mundësia e vetme që shqiptarët të mund të votojnë në zgjedhje të lira”, deklaroi nga trotuari i parlamentit Berisha.