Mashtrimi me ndërtimet, Sula: Tjetër material çojnë për analizim e tjetër përdorin

Politikë

Publikuar: 18/03/2026

Mashtrimi me ndërtimet, Sula: Tjetër material çojnë për analizim e tjetër përdorin

Sektori i ndërtimit do të jetë në fokus të punës së Inspektoratit të Përgjithshëm, në bashkërendim me inspektoratet rajonale të IKMT-së.

Kryeinspektori Dashnor Sula foli për abuzime të ndërtuesve, të cilët sipas tij, tjetër mostër të materialit të ndërtimit çojnë për analizim dhe tjetër përdorin në realitet.

Duke njoftuar edhe hapjen e një faqeje ku të denoncohen shkelje të tilla, Sula foli për zero tolerancë dhe u bëri thirrje inspektorëve të mos kthehen në gjobëvënës.