GJKKO kalon për gjykim dosjen Meta-Kryemadhi! Gjoka rrëzon kërkesat për pavlefshmëri e papërdorshmëri të provave

Kronike

Publikuar: 18/03/2026

GJKKO kalon për gjykim dosjen Meta-Kryemadhi! Gjoka rrëzon kërkesat për pavlefshmëri e papërdorshmëri të provave

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë do të kalojë apo jo për gjykim.

Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, mbylli javën e kaluar shqyrtimin e dosjes, pas një procesi 8-mujor, që kur SPAK dorëzoi kërkesën për gjykim ndaj Metës e Kryemadhit, të dy të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ajo ka rrëzuar të gjitha kërkesat e të pandehurve për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provave, ndërsa tani është tërhequr për vendim nëse do kalojë apo jo për gjykim dosjen në ngarkim të Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të pandehurve të tjerë.

Në këtë proces të pandehur janë edhe Pirro XhixhoEma Çoku dhe Fatime Kryemadhi, mamaja e ish kryetares së LSI. Xhixho, babai i zv. presidentes aktuale të PL-së Erisa Xhixho, akuzohet për korrupsion, ndërsa dy të tjerat për pastrim parash.

Mbrojtja ka kërkuar pushimin e çështjes ose në alternativë rikthimin e saj për hetim të mëtejshëm.

SPAK mbylli hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi më 28 korrik të vitit të kaluar dhe në fund të gushtit e dërgoi çështjen në gjykatë. Dosja përfshin tre hetime, çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror. Nga pesë të pandehurit, i vetmi që ndodhet në burg është Ilir Meta, i arrestuar në tetor të vitit 2024. Të gjitha kërkesat e tij për ndryshim të masës së sigurisë janë rrëzuar, përfshirë edhe një kërkesë të shqyrtuar së fundmi nga Gjykata e Lartë.

/Shqiptarja.com