Gaz Bardhi, Jorida Tabaku dhe Balliu Junior takohen për kafe me zv.kryetaren e grupit të CDU-së

Politikë

Publikuar: 18/03/2026

Gaz Bardhi, Jorida Tabaku dhe Balliu Junior takohen për kafe me zv.kryetaren e grupit të CDU-së

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka zhvilluar një vizitë në Berlin, ku është takuar me znj. Patricia Lips, zëvendëskryetare e Grupit Parlamentar të CDU-së në Bundestag.

Në kafe me Gaz Bardhin ka qenë dhe deuptetjq Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu.

Në një postim në Facebook, ai bëri të ditur se takimi u zhvillua në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Ai gjithashtu foli për sfidat e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe për ndikimin negativ të një kulture politike që mbështet krimin, duke penguar progresin e vendit në rrugën drejt BE-së.