Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Kronike

Publikuar: 09/03/2026

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë, në zonën e Saukut të Vjetër.

Sipas informacioneve në media, i plagosur ka mbetur një shtetas turk, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.

Shtetasi turk është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet stabël.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.