Shpenzimet e partive, Rregullatori i KQZ miraton ndryshimet: Shpenzimet e kandidatit s’përfshihen në ato të forcës politike

Politikë

Publikuar: 06/03/2026

Shpenzimet e partive, Rregullatori i KQZ miraton ndryshimet: Shpenzimet e kandidatit s’përfshihen në ato të forcës politike

Komisioni Rregullator pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur punën sa i përket zgjedhjeve lokale, të cilat duhet të mbahen mes muajve prill dhe maj të vitit 2027.

Në mbledhjen e kësaj të premteje Rregullatori tha se ka miratuar disa ndryshime sa i përket raporti të financimit të fushatave zgjedhore.

Risia e zgjedhjeve të 2027 do të jetë se “shpenzimet e kryera nga kandidatët nuk do të përfshihen në totalin e shpenzimeve të partisë politike”.

Ndërkohë, shpenzimet e partisë politike mbeten të kufizuara dhe nuk mund të tejkalojnë pesëfishin e shumës më të madhe të përfituar nga një subjekt zgjedhor nga fondet publike për fushatën zgjedhore.