Foto/ Dua Lipa ndan kujtime të rralla nga fëmijëria, dedikimi i veçantë për ditëlindjen e të atit

Show Biz

Publikuar: 06/03/2026

Foto/ Dua Lipa ndan kujtime të rralla nga fëmijëria, dedikimi i veçantë për ditëlindjen e të atit

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një moment të veçantë familjar.

Ajo ka uruar babanë e saj, Dukagjin Lipën, për ditëlindje duke postuar disa fotografi të tyre të përbashkëta.

Në postim, Dua ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen binjaku im më i mirë. Të dua shumë”.

Në mesin e imazheve të përbashkëta, ka zgjedhur të ndajë edhe disa nga fëmijëria, duke rikujtuar momentet e lumtura dhe kujtimet e veçanta me familjen.

Dua shpesh ndan momente intime familjare me ndjekësit, duke treguar një anë më të ngrohtë dhe personale përtej skenës dhe suksesit ndërkombëtar.

Babai i saj, Dukagjin Lipa, gjithashtu është një figurë e njohur në botën e muzikës dhe gjithashtu menaxheri i këngëtares.