Ditën e nesërme, në Partinë Socialiste do të mbahet një takim me drejtuesit e njësive administrative të Tiranës.
Burime medatike bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 09:00.
Ndërkohë, ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me deputetët e qarkut të Tiranës. Mësohet se ai u ka kërkuar përfaqësuesve të dalin më shpesh në terren për të takuar qytetarët, si dhe të forcojnë organizimin e brendshëm.
Rama ka kërkuar më shumë angazhim nga të gjithë, veçanërisht nga Bashkia e Tiranës, sidomos sa i përket menaxhimit të hapësirave publike.
Raportohet se Kryeministri u është drejtuar të pranishmëve me fjalët: “U kam thënë se mungesa e kryetarit të zgjedhur do të jetë një problem, por ju nuk e keni marrë shumë seriozisht në atë kohë”.