Qëndron në Dubai mes raportimeve për rrezik! Këngëtari shqiptar flet për situatën

Aktualitet

Publikuar: 03/03/2026

Qëndron në Dubai mes raportimeve për rrezik! Këngëtari shqiptar flet për situatën

Reperi shqiptar Fero ka reaguar publikisht nga Dubai, duke konfirmuar se ndodhet atje gjatë kësaj periudhe kur situata në Emiratet e Bashkuara Arabe po raportohet si e tensionuar për shkak të zhvillimeve të fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fero ka falënderuar të gjithë ndjekësit për mesazhet dhe interesimin, duke theksuar se është mirë dhe jashtë rrezikut. “Jam mirë, jam safe, mos u bëni merak,” është shprehur ai, duke qetësuar fansat që ishin shqetësuar për gjendjen e tij.

Sipas tij, situata është menaxhuar me qetësi dhe në nivel të lartë profesional.

Deri më tani, nuk ka detaje të tjera lidhur me arsyen e qëndrimit të tij në Dubai apo nëse planet e tij do të ndryshojnë për shkak të zhvillimeve atje. Megjithatë, mesazhi i reperit ka shërbyer për të qetësuar fansat dhe për të konfirmuar se ai është në gjendje të mirë.