Kryeministri Edi Rama thotë se nuk bëhet pishman për mbështetjen që i ka dhënë refromës në drejtësi.
“Do thonë se kam ndërhyrë në punët e drejtësisë, absolutisht jo. Shteti ka 3 pushtet të pavarur nga njëri tjetri, nëse njëri futet në punët e tjerrit, shteti nuk funksionon si duhet. Sepse ne e besojmë që kur kushtetuta demokratike e Republikës së Shqipërisë, thuhet se ka 3 pushtete të pavarura dhe nuk mund të jenë në letër siç ishin para, kjo parti, i hyri detit në këmbë dhe pas 100 e kusur vitesh shtet shqiptar, ne i dhamë pavarësinë reale pushtetit gjyqësor, prandaj dhe unë që e kam udhëhequr partinë në rrugën e përpjetë për pavarësimit e gjyqësorit, nuk bëhem kurrë pishman pavarësisht bombave artizanale që kurdisen nga lloj-lloj prokurorësh e gjykatësish, lart e poshtë nëpër Shqipëri, të cilët shija e pavarësisë reale i deh, u mjegullon arsyen, u errëson sytë dhe i nis në drejtime që cenojnë pavarësinë e pushteteve tjera. Duke i bërë shkelës të lirive dhe të drejtave të njeriut, se ka ende shumë më keq, prandaj dhe sot rreziku i udhëkryqit të mjegullt nuk është që ekzekutivi apo legjislativi të cenojë pavarësinë e gjyqësorit, por është që gjyqësori të gjymtojë pavarësinë e dy të tjerëve por aftësinë për të funksionuar. Kjo ka ndodhur në vende të tjera, nuk është diçka e panjohur në historinë e zhvillimeve të drejtësisë, pro kjo nuk mund të ndodhë në këtë vend. Ky vend nuk e ka luksin të frenohet dhe jo më të ribjerë aty ku ishte”, tha Rama.
Ndërkohë që e quajti një ndërhyrje brutale dhe gjymtuese vendimin e GJKKO për pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
“Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale, pezullimi i ministrit nga një prokuror dhe gjykatës, me vendim të një seance paraprake pa gjyq, i pandodhur në historinë e botës. Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese në territorin e psuhtetit legjislativ, përpjekja e një shoqate përfaqësuesish të gjyqësorit për të rritur pagat e veta me gjyq. Që kur në historinë e republikave me tre pushtete, pushteti gjyqësor llogarit pagat dhe përcakton politikat e pagave apo taksave të një vendi. Por, shpresa është që kjo faze të jetë kalimtare dhe kurusitjet e përsëritura, nuk do kemi një shtet funksional, një administratë publike, pa pasur frikë të marrë vendime, deri në blerjen e letrës higjenike. Ky është fakt, e zgjodha enkas pasi është më tragjikomiku. E përsëris, këto janë leksione që vendet e tjera i kanë nxjerrë me bonesa të caktuara, Shqipëria nuk ka luksin për t’u vinuar për t’i nxjerrë këto mësime”, u shpreh Rama.