FOTO-LAJM: “Dëshiruam t’i tregojmë ish-princit Andrew si do të mbahet mend nga publiku”

Aktualitet

Publikuar: 23/02/2026

FOTO-LAJM: “Dëshiruam t’i tregojmë ish-princit Andrew si do të mbahet mend nga publiku”

Aktivistë kanë vendosur një foto të princit Andrew në Muzeun e Luvrit në Paris, për të treguar ish-dukës “si do ta mbajë mend bota” pas arrestimit të tij.

Të dielën, grupi britanik anti-miliarder me emrin “Everyone Hates Elon (Të gjithë urrejnë Elon)” varën foton në një mur të muzeut francez.

Nën kornizën e fotos, grupi vendosi një mbishkrim me titullin: “Tani po djersitet”. Fotoja tregon një nga momentet më ikonike të fundit, me princin Andrew të ulur i rraskapitur në sediljen e pasme të një Range Rover pas daljes nga stacioni policor i Norfolk.

Në Instagram, grupi ndau një video ku tregonte vendosjen e fotos, me mbishkrimin: “Thanë ‘Vareni atë në Luvër’. Dhe kjo bëmë.”  Fotoja u hoq 15 minuta më vonë nga stafi i Luvrit.

“Dëshiruam t’i tregojmë ish-princit Andrew si do të mbahet mend nga publiku, duke vendosur këtë foto ikonike të arrestimit të tij në Luvër”, tha grupi për Reuters, duke shtuar: “Shpresojmë që kjo të jetë vetëm fillimi. Drejtësi për të gjithë mbijetuesit e Epstein.” /Tema