Dalin pamjet nga mbërritja e kryeministrit Edi Rama në Korçë me një helikopter të Forcave të Armatosura, ndërsa pas tij fluturonte edhe një helikopter tjetër privat.
Rama sqaroi se udhëtimi i kësaj të hëne me helikopter drejt këtij qytetit nuk ka lidhje me bllokimin e aksit Librazhd–Prrenjas, por ishte planifikuar më parë.
Sipas tij, qëllimi i fluturimit është të shoqërojë disa investitorë të huaj.