Elvi Fundo në dosjen e ARRSH / A do hetohet nga SPAK dhe pse ish zyrtari i PD sulmon prokurorin e çështjes Dritan Prençin?

Aktualitet

Publikuar: 22/02/2026

Elvi Fundo në dosjen e ARRSH / A do hetohet nga SPAK dhe pse ish zyrtari i PD sulmon prokurorin e çështjes Dritan Prençin?

Ish zyrtari i Partisë Demokratike në Ministrinë e Financave, Elvi Fundo, i shndërruar në gazetar pas largimit të PD-së nga pushteti, shfaqet në formë kompromentuese në komunikimet mes zv/kryeministres Belinda Balluku dhe ish drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi. Rreth 1 mijë faqe komunikime janë pjesë e dosjes së SPAK për korrupsionin me rrugët.

Ashtu siç edhe është dyshuar prej vitesh, Fundo bën lajme me porosi të segmenteve qeveritare si rrobaqepës, koordinohet me linja të qeverisë, konsultohet dhe spiunon te pushteti reagimet dhe ndërhyrjet për lajmet që publikon në portalin e tij CNA. Nga dosja me përgjime, Fundo sulmon me porosi dhe për interesa korruptive pronarë mediash, gazetarë, prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, prokurorë të SPAK, gjyqtarë etj.

Emri i ish këshilltarit të Ridvan Bodes del disa herë në dosjen që ka në tavolinë prokurori i SPAK-ut Dritan Prençi. Ndërkaq, javët e fundit, Fundo, përmes portalit periferik CNA, ka intensifikuar sulmet pikërisht ndaj prokurorit të çështjes Dritan Prençi. Duket se sa herë ‘merr vizën’ në mejhanet e Tiranës, Korçës apo nga Gjermania, ish zyrtari i PD-së trimërohet dhe sulmon prokurorin e SPAK-ut Dritan Prençi.

A po heton Dritan Prençi rolin e mutacionit mediatik Elvi Fundo në aferat korruptive të Ministrisë së Infrastrukturës apo sulmet mediatike reflektojnë porositë e personave të tjerë që po hetohen nga prokurori Prençi? Si do që të jetë e vërteta, SPAK duhet të hapë një hetim për shantazhin dhe sulmet e vazhdueshme ndaj prokurorit Dritan Prençi nga mutacioni politiko-mediatik Elvi Fundo allias Vesho Mallisti me porosi dhe për interesa korruptive.