Vëllai iu arrestua si trafikant droge, Elda Hoti: Ky popull s’e duron dot padrejtësinë

Kryesore

Publikuar: 21/02/2026

Vëllai iu arrestua si trafikant droge, Elda Hoti: Ky popull s’e duron dot padrejtësinë

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, është vënë në qendër të debatit publik pas raportimeve se vëllai i saj është arrestuar nga autoritetet në Itali, për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.Lajmi ka bërë bujë si në Itali ashtu edhe në vendin tonë. Ndërkohë, një ditë më pas, Hoti u shfaq në protestë, ku kërkoi rrëzimin e qeverisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkroi: “Asgjë nuk e ndal këtë popull kur vendoset përballë padrejtësisë”, thekson Hoti.

Deri më tani, deputetja nuk ka bërë një reagim publik lidhur me arrestimin e vëllait të saj.

Rasti ka nxitur reagime dhe diskutime, sidomos në kontekstin e akuzave të vazhdueshme politike për lidhje me trafikun e drogës dhe termin “narko-shtet”, që përdoret shpesh në debatin publik.