Ushtronin prostitucion në Don Bosko, arrestohen 2 kazakistanet, e pësojnë edhe klientët

Aktualitet

Publikuar: 19/02/2026

Ushtronin prostitucion në Don Bosko, arrestohen 2 kazakistanet, e pësojnë edhe klientët

Kanë rënë në pranga 2 shtetase nga Kazakistani, pasi kishin kthyer një apartament në Don Bosko në çerdhe prostitucioni.

Gjithashtu, policia bën me dije se janë proceduar edhe 2 persona të tjerë, të cilët ishin klientë.

Gjatë kontrollit të policisë në apartamentin e marrë me qira u sekuestruan një shumë parash dhe 4 celularë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 5”.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset nga Kazakistani M. A., 34 vjeçe, dhe A. A., 37 vjeçe, pasi nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion në një apartament që e kishin marrë me qira në rrugën “Don Bosko”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari”, njofton policia.