Grabisin banesa, bizhuteri e miliona paund/ Kush është banda shqiptare që ka alarmuar Britaninë (EMRAT)

Kronike

Publikuar: 18/02/2026

Grabisin banesa, bizhuteri e miliona paund/ Kush është banda shqiptare që ka alarmuar Britaninë (EMRAT)

Bandat shqiptare po kryejnë vjedhje të organizuara në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke shfrytëzuar dobësitë e kontrollit kufitar dhe lirinë e lëvizjes, shkruan “The Telegraph”.

Një bandë prej pesë shqiptarësh, e përbërë nga Endrit Nikolli, 27 vjeç, Kristian Gropcaj, 30 vjeç, George Lleshaj, 31 vjeç, Krisjian Dedndreaj, 28 vjeç, nga West Midlands, dhe Sidorjan Lleshi, 26 vjeç, nga Sheffield, kanë kryer një sërë vjedhjesh në Britani, duke grabitur mallra me vlerë mbi 1 milion paund, shtëpi, prona, bizhuteri, çanta dizajni dhe ora të markave të ndryshme.

Bnada e shqiptarëve

Sipas mediave të huaja, sekuestrimi i telefonave të Endrit Nikolli dhe partneres së tij Jade Tubbzbuloi qindra imazhe të sendeve të vjedhura, duke konfirmuar edhe dinamikën e organizimit të krimeve. Të gjithë të lartpërmendurit janë arrestuar nga policia, kanë pranuar fajin dhe pritet të dënohen, ndërsa do të deportohen pas përfundimit të dënimeve.

Rumunët po ashtu janë shtetasit me më shumë dënime për vjedhje

Rumunët kryesojnë gjithashtu listën e shtetasve të huaj të dënuar për vjedhje në Angli dhe Uells. Nga 108,132 dënime për vjedhje midis 2021 dhe 2023, 12,320 ishin për shtetas të huaj (11.4%), dhe 4,393 prej tyre ishin rumunë – një e katërta e totalit të huaj.

Në pesë vitet e fundit, vjedhjet në shtëpi kanë rënë nga 384,000 në 245,000, por normat e akuzave mbeten të ulëta, vetëm 4.7% në vitin që përfundoi në mars 2025.

15,391 lagje (46% e totalit prej 34,000) nuk kanë pasur asnjë vjedhje të zgjidhur në tre vitet e fundit, ndërsa qendra e Leeds ka raportuar një vjedhje për çdo tre shtëpi në periudhën trevjeçare.

Rumania në krye të listës

Këshilli Kombëtar i Kryepolicëve (NPCC) tha se forcat e policisë po monitorojnë rrjetet kriminale të organizuara dhe po ndjekin të gjitha linjat e hetimit për të siguruar drejtësi për viktimat.