“Unë e kam fituar përjetë lirinë”- Rama telefonon Hashim Thaçin: Gëzuar Pavarësinë e Kosovës Komandant! Më vjen keq që nuk bëj dot më shumë për ty

Politikë

Publikuar: 17/02/2026

“Unë e kam fituar përjetë lirinë”- Rama telefonon Hashim Thaçin: Gëzuar Pavarësinë e Kosovës Komandant! Më vjen keq që nuk bëj dot më shumë për ty

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me Hashim Thaçin, i cili ndodhet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka ndarë edhe pjesë nga biseda me Thaçin.

“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, ‘Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!’, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook, krahas videos.

“Gëzuar pavarësinë edhe ty Komandant edhe… Jam shqetësuar shumë me këtë historinë. Vëllai im të përqafoj fortë, të dua shumë. Më vjen shumë keq që nuk bëj dot më shumë. Gëzuar, të përqafoj shumë fortë dhe të fala atyre shokëve”, dëgjohet Rama t’i thotë Thaçit gjatë bisedës telefonike.