“Sterilizimi”, Beqaj akuza SPAK – Ish-ministri: Gjykata të shohë vetë kontratën koncesionare

Aktualitet

Publikuar: 16/02/2026

“Sterilizimi”, Beqaj akuza SPAK – Ish-ministri: Gjykata të shohë vetë kontratën koncesionare

Ish-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë seancës në ngarkim të tij për dosjen e “Sterilizimit”, ka kërkuar nga togat e zeza që të inspektojnë vetë nga afër kontratën koncesionare dhe zbatimin e saj, duke pretenduar se një gjë e tillë nuk është bërë nga prokurorët e SPAK, që sipas tij kanë ngritur akuza të pa baza.

“Kontrata përfundon më 8 mars. Ju lutem, nëse keni mundësi dhe ndjesë nëse po e teproj vizitojeni dhe ndiqeni vetë zbatimin, realizimin e asaj kontrate. Bëni një gjë që prokurorët s’e bënë kurrë. Po s’e patë nga afër, është e pamundur ta sjellim realitetin në këtë sallë gjyqi”, tha Beqaj.

Ilir Beqaj, ishte I vetëm në këtë seancë, për shkak se avokatët e tij, munguan. Pas këtij episodi, në këto kushte, Gjykata e Posaçme, vendosi të shty seancën gjyqësore për një datë tjetër.