E rëndë në Tiranë/ Vajza gjendet e plagosur me armë zjarri pranë Fakultetit Ekonomik, dyshohet se u qëllua në një hotel

Kronike

Publikuar: 14/02/2026

E rëndë në Tiranë/ Vajza gjendet e plagosur me armë zjarri pranë Fakultetit Ekonomik, dyshohet se u qëllua në një hotel

Një vajzë është gjetur e plagosur me armë zjarri pranë zonës së Fakultetit Ekonomik në Tiranë, në afërsi të Rrugës së Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, e reja është konstatuar me plagë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Dyshohet se ngjarja ka ndodh ne nje hotel, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin detajet pas verifikimeve dhe hetimeve të para në terren.

Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me rastin.