Me një foto me pras në duar, Erion Braçe uron Dash Sulën për detyrën e re

Politikë

Publikuar: 13/02/2026

Me një foto me pras në duar, Erion Braçe uron Dash Sulën për detyrën e re

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka uruar publikisht Dash Sulën pas marrjes së postit si Kryeinspektor i Përgjithshëm.

Në një reagim të shoqëruar me nje foto me pras te Sules ne duar,  Braçe shkruan:

“URIME DASH!

PUNË TË MBARË! Sinqerisht!

Dua shumë t’i hysh e t’i dalësh në fund, siç ligji parashikon:

GJOBA NUK ËSHTË ALTERNATIVË E PARË!

Po e bëre këtë, ja ke dalë!

Ndërkohë, një merak e kam;

Kush do flasë për fshatin tani? Se ti flisje gjithmonë për fshatin, veçanërisht këtë sezon. Të ndiqja edhe unë. Tani kush do flasë? Është humbje e madhe për fshatin, Dash! Mendoje edhe këtë!”