Degjeneron emisioni “Opinion”, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn

Aktualitet

Publikuar: 12/02/2026

Degjeneron emisioni “Opinion”, Berat Buzhala godet Albatros Rexhajn

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, në emisionin “Opinion” ku po diskutohej gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kjo temë çoi në një përplasje fizike mes dy të ftuarve, shkrimtarit Albatros Rexhaj dhe analistit Berat Buzhala.

Fillimisht replikat mes tyre kanë qenë verbale pasi Buzhala e akuzoi Rexhajn se kishte shkuar në studio “për të prishur debatin”, ndërsa ky i fundit e konsideroi një njeri që vetëm kritikonte Albin Kurtin.

Në një moment Buzhala ka marrë shishen e ujit dhe është ngritur nga karrigia duke e shtyrë Rexhajn që ishte ulur.

Pjesë nga debati në studio:

Buzhala: Trus aty!

Rexhaj: Ti po fol tan ditën për Kushtetutën, ai e interpreton vetë Kushtetutën.

Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!

Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë.

Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt dhe e godet).