Mul Noka: Jemi në revoltë, nuk ndalemi

Politikë

Publikuar: 10/02/2026

Mul Noka: Jemi në revoltë, nuk ndalemi

Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka folur për A2 CNN për vijimin e protestës së kësaj të marte duke thënë se ajo nuk do të ndalet, ndërsa theksoi se skenari është: Revoltë-përballje”.

“Ne jemi në protestë dhe ajo vazhdon. Qëllimi i protestës është i ditur, duhet zgjidhje politike. Duhet që Shqipëria të mos rrëshqasë në destabilitet. 

Rama ka paralajmëruar përshkallëzim dhe po rrezikon të ardhmen europiane të Shqipërisë. Protesta do të vazhdojë edhe më e fortë se kurrë deri në zgjedhjen politike.

Ne nuk do të ndalemi, revolta do të vijë duke u shtuar dhe asnjë regjim nuk mund ta përballojë. Skenari sonte është revoltë, përballje”, tha Noka.