Dy vjet më parë, dy motrat Antonela dhe Mariela Berishaj u bënë protagoniste negative për rrahjen e Klea Prengës për shkak të ‘Kazanovës’ nga Fushë Arrëzi, Mir Pepa. Dy motrat u vetëdorëzuan dy muaj pas rrahjes brutale. Prapaskena sjell foto të dy motrave para se t’u nënshtroheshin operacioneve plastike, të frekuentonin ish Bllokun dhe më pas Dubain.

(Antoneta Berishaj)
Kjo është Antoneta Berishaj, e dënuar me 1 vit burg, konvertuar në 3 vite shërbim prove. Ndryshimi është drastik. Vetëm një ‘sy i mprehtë’ mund t’a njohë. Ndërsa tjera është motra e saj, Mariela Berishaj, e cila është dënuar me dy vite burg, por që nuk ka nisur ende vuajtjen e dënimit pasi vendimi nuk ka marrë formë të prerë.

(Mariela Berishaj)
Jetmir Marashi alias Mir Pepa nga Fushë Arrëzi, ka marrë rolin e “P Diddy’s” shqiptar në sherrin e motrave Berisha me Klea Prengën. Në fillim u bë i njohur me aventurën që kaloi me modelen, po nga Fushë Arrëzi, Xhulia Marashi, me të cilën u martua për ca kohë duke i marrë edhe mbiemrin.

(Mir Pepa)
Pas disa aventurave në Dubai, Mir Pepa u peshkua nga njëra prej motrave Berisha, Mariela. Motra tjetër, Antonela, e shoqëroi Marielën në të gjitha udhëtimet për në Dubai kur ndiqte “P Didin” e saj, Mir Pepën.

Në njërin prej këtyre udhëtimeve, ato panë që Klea Prenga qëndronte në një resort sheikësh me Mirin dhe që aty e piketuan për t’a “eliminuar”.
Ashtu si P Diddy, që dyshohet se ka vrarë reperin e famshëm të viteve ’90, Tupac, Antonela dhe Mariela përgatitën planin për të eliminuar rivalen e tyre, mirditoren nga Athina, Klea Prenga.

Më në fund, një natë e gjetën në një restorant të njohur të Tiranës dhe, pasi e goditën me qelq në fytyrë, duket se ja arritën qëllimit duke e shëmtuar në formë të pariparueshme. Shembulli i motrave Berisha, që kanë kaluar një pjesë të mirë të jetës në Milano, dhe Klea Prengës, të rritur dhe edukuar në Athinë, mbetet i njëjtë me atë të vajzave të rritura në Shqipëri, ndoshta pak më agresiv.

Pasi nuk gjejnë rrugën e duhur me jetën e thjeshtë që ofron Italia, Greqia apo Shqipëria, i ofrohen modelit “P Diddy’s”. Me ndërhyrje estetike dhe “Instagram” në dorë, futen në tregun e egër të Dubait. Çmimi është i lartë, si jeta e luksit, makinat dhe veshjet e shtrenjta; burg, gjymtim, depersonalizim. Modelin e femrës që ndjek bosat si “P Diddy’s” po e ushqen e gjithë shoqëria jonë, ndërsa jua promovon imazhin e gënjeshtërt të fshehur në Photoshop.