Deputeti i PD përfundon tek Spitali i Traumës

Aktualitet

Publikuar: 10/02/2026

Deputeti i PD përfundon tek Spitali i Traumës

Deputeti demokrat Beldion Nallbati është dërguar te Spitali i Traumës, pasi ka marrë një goditje në kokë gjatë protestës para Parlamentit.

Partia Demokratike ka shpërndarë disa pamje ku pretendon se Nallbati është goditur nga efektivët e policisë.

Në pamje shfaqet një moment kur policia përplaset fizikisht me Nallbatin dhe i hedh këtij të fundit spraj në fytyrë.