Kryedemokrati, Sali Berisha ka mbërritur në protestën e thirrur këtë pasdite te Kryeministria, ku kërkohet largimi i Edi Ramës.
Ai është nisur nga selia blu dhe u është bashkuar dhjetëra mbështetësve të cilët janë mbledhur në shesh.
Ndërkohë sipas raportimeve në protestën e sotme do të jenë gjashtë përfaqësues që do të marrin fjalën, pesë prej të cilëve janë zbuluar.
Ata janë Ilir Alimehmeti, nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, Jonathan Pano, Desada Xhetani nga FRPD dhe kryetari i PD, Sali Berisha.