Trafik narkotikësh dhe posedim armësh, arrestohen 8 shqiptarë në Francë

Kronike

Publikuar: 07/02/2026

Trafik narkotikësh dhe posedim armësh, arrestohen 8 shqiptarë në Francë

Tetë shqiptarë të cilët ishin pjesë e një rrjeti të organizuar të trafikimit të drogës, janë arrestuar në Francë. Ata shpërndanin lëndë narkotike, e cila porositej nga klientët përmes rrjeteve sociale.

Shqiptarët e arrestuar u përkasin moshave midis 22 dhe 32 vjeç. Ata akuzohen nga autoritetet franceze për blerjen dhe shitjen e lëndëve narkotike përfshirë kokainën dhe heroinën, si dhe për posedim armësh. 

Mediat franceze shkruajnë se gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra mijëra euro dhe franga zvicerane.

Operacioni i tyre i trafikimit të drogës “në stilin Uber” konsistonte në kryerjen e shpërndarjeve shtatë ditë në javë të drogës së porositur “në mediat sociale”, një “rrjet shumë i organizuar” brenda “komunitetit shqiptar”, duke përdorur, në veçanti, automjete të shumta që ndërroheshin për të fshehur lëvizjet e tyre të përditshme.