Deputeti Hysen Buzali miliona euro pasuri. Paratë e kujt pastron në ndërtim dhe çfarë e lidh me Baba Mondin e Elvis Naçin?

Kryesore

Publikuar: 05/02/2026

Deputeti Hysen Buzali miliona euro pasuri. Paratë e kujt pastron në ndërtim dhe çfarë e lidh me Baba Mondin e Elvis Naçin?

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, në Qarkun e Beratit, më i votuari në listën e hapur të kandidatëve të Partisë Sociliste rezultoi Hysen Buzali, me 8209 vota. Dhe kjo mbështetje duket se nuk është një rastësi. Pas zgjedhjes deputet, Hysen Buzali ka deklaruar pasurinë me vlerë miliona euro pranë ILDKPKI, me burim të pretenduar dhurata, të ardhura nga prindërit, nga pagat si dhe nga shitja e pasurive të paluajtshme.

-Shitje e pasurive, 303 mijë euro
-Shitje e pasurive, 186 mijë euro
-Shitje e pasurive, 100 mijë euro
-Paga nga Spitali Continental Tiranë, 60 mijë euro
-Truall dhe ndërtesë, 282 m2, 20 mijë euro
-Truall 304 m2, 59 mijë euro
-Depo 71 m2, 34 mijë euro
-Depo 69 m2, 34 mijë euro
-Apartament, 39 m2, 29 mijë euro
-Apartament, 93 m2, 71 mijë euro
-Kompania Royal-Farma, aksione dhuratë, 88 mijë euro
-Makinë 5 mijë euro, cash 10 mijë euro
-Llogari bankare, 43 mijë euro, 46 mijë euro
-Të ardhura nga prindërit, 38 mijë euro, 45 mijë euro
-Para te Eksos sh.p.k, 800 euro
-Tëheqje dividenti 23 mijë euro
-Paga nga Spitali Continental Lushnje, 1.6 mijë euro
-Paga Njësia Vendore e Kujdesit Shendetësor -Tiranë, 12 mijë euro
-Paga nga Ikeda sh.p.k, 10 mijë euro

Nga infermier befas Hysen Buzalishfaqet pas transaksionesh të dyshimta qindra mijëra euro, aksioner në disa kompani si dhe nis të investojë në ndërtim miliona euro. Në mungesë të dukshme të të ardhurave të ligjshme, Buzali qëndron pas disa pallatesh në Tiranë, duke qarkulluar miliona euro nën hundën e Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Krimit Ekonomik. 

Deputeti Buzali është personazhi kyç në hije që fshihet edhe pas blerjes së Spitalin Kontinental piramidë nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane për një shumë prej 850 mijë euro në vitin 2021 tek fondacioni bamirës “Firdeus” i drejtuar nga hoxha popullor Elvis Naçi, pasi ky i fundit e kishte blerë spitalin në 2019 për 350 mijë euro.

Në vitet 2020-2021, që përkojnë me kohën pasi Naçi mblodhi 9.5 milionë euro për tërmetin, ka qarkulluar në spital rreth 6 milionë euro, ka dalë me vetëm 20 mijë euro fitim, duke e shitur më pas spitalin 850 mijë euro nga 350 mijë euro që e bleu në 2019. 

Më pas shfaqet Hysen Buzali, duke blerë spitalin ‘hinkës’ së pastrimit të parave Elvis Naçi, me paratë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane të Baba Mondit. Pas blerjes, Buzali i vendos vetes një rrogë të majme deri kur u zgjodh deputet. Teksa sipas bilanceve të manipuluara Spitali Kontinental del me humbje deri në 600 mijë euro në vit, Hysen Buzali deklaron 60 mijë euro pagë pranë spitalit.

-Paratë e kujt pastron në ndërtim, kartel kompanish dhe blerje pasurish të paluajtshme deputeti Hysen Buzali? 

-Çfarë e lidh me Baba Mondin dhe a vepron si çantë për avullimin e parave të donacioneve?

-Si i ka justifikuar pasuritë e deklaruara në ILDKPKi dhe çfarë pasurish të tjera nuk ka deklaruar?