Ish nëndrejtori i AKSHI-t Daniel Shima vodhi 40 milionë euro me tendera, si po i pastron paratë pas lagrimit në ndërtim, me lavazh e marketing, komapni në emrin e mamasë, ja skema që sfidon SPAK

Investigim

Publikuar: 04/02/2026

Ish nëndrejtori i AKSHI-t Daniel Shima vodhi 40 milionë euro me tendera, si po i pastron paratë pas lagrimit në ndërtim, me lavazh e marketing, komapni në emrin e mamasë, ja skema që sfidon SPAK

Tre vitet e fundit kanë qenë tepër të vrullshme për Daniel Shimën, ish-nëndrejtor i AKSHI-t, duke filluar nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, dyshimet për favorizim të një firme në tendera, largimi nga detyra, “zhdukja” dhe në fund një rrjet kompanish që “mbinë nga hiçi”.

(Përmes kompanive klienteliste, Daniel Shima, fillimisht shofer i Mirlinda Karçanajt, më pas nëndrejtor i AKSHI-t, ka përvetësuar të paktën 40 milionë euro nga tenderat korruptivë të AKSHI-t, disa nga të cilët i ka firmosur vetë. Paratë i ka marrë një pjesë cash nga kompanitë që u ka dhënë vetë tenderat, gjithnjë në koordinim me Mirlindën e arrestuar nga SPAK, ndërsa një pjesë i ka marrë me faturime fiktive drejt kompanive të kontrolluar nga vetë Shima, njërën nga të cilat në emrin e mamasë së tij. Paratë e vjedhura publike, para dhe pasi e morën peng, po i pastron në ndërtim, biznes lavazhi, marketing dhe forma të tjera flagrante dhe sfiduese për SPAK-un).

Në pjesën e parë të investigimit, VoxNews faktoi me dokumente dhe burime nga disa institucione sesi Danieli e bëri nënën e tij rrobaqepëse një biznesmene, duke xhiruar miliona euro, blerë troje, apartamente, e marrë leje ndërtimi në disa qytete.

Madje, shokët e tij Sokol Përllaku dhe Redvin Marku, arritën të krijonin dhe administronin disa kompani, sërish me xhiro dhe prona në vlerën e dhjetëra miliona eurove. Sokoli pas bashkëpunimit dhe transaksioneve me Merita Shimën hapi disa kompani të tjera, në fushën e ndërtimit, teksa mori si administrator Redvin Markun. Emri i këtij të fundit është “lidhja” mes Përllakut dhe vetë Danielit, pasi në momentin që Danieli u largua nga AKSHI, hapi një kompani në emrin e tij dhe mori si administrator pikërisht Redvinin!

“Ndërtim, marketing dhe lavazh”, rrjeti i kompanive të

Faksimile: Në vitin 2024, Daniel Shima u largua nga AKSHI dhe themeloi kompaninë ‘Digital Euphoria”

Duket se Danieli jo vetëm që ka futur gishtin në tenderat e AKSHI-t, por ai është lyer i gjithi. Mjafton që Prokuroria e Posaçme të gjurmojë këto emra, Meritën, Redvinin apo edhe Sokolin dhe do të shohë çudira. Si disa njerëz anonimë, me të ardhura minimale, papritmas u bënë biznesmenë të mëdhenj, duke qarkulluar dhe blerë prona miliona euro.

Megjithatë, paraja gjithmonë “lë gjurmë” dhe këtë duhet të bëjnë hetuesit e BKH-së, t’a ndjekin. Ka dyshime të mëdha se, paratë e AKSHI-t, nga ato që tenderohen çdo javë, kanë shkuar në një grup personash, qoftë biznesmenë apo edhe drejtues të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, siç është edhe rasti i Daniel Shimës.

Pas largimit nga posti i nëndrejtorit të AKSHI-t, Danieli vendosi që të dalë hapur, duke themeluar kompaninë “Digital Euphoria”, një kompani që merrej me konsulencë dhe marketing. Një fushë e gjerë ku mund të pastrosh në mënyrën më të lehtë para të pista.

Por a mbaron këtu rrjeti i Danielit, familjarëve apo edhe shokëve të tij?! Normalisht që jo, pasi paraja duhet kamufluar, duke u xhiruar në disa emra për të humbur gjurmët. Të dhënat e hulumtuara nga VoxNews nxjerrin në dritë përfshirjen e kushërinjve të parë të 34-vjeçarit, që u “zhduk” në muajin gusht 2025.

“Ndërtim, marketing dhe lavazh”, rrjeti i kompanive të

Faksimile: Ekstrakti i kompanisë “E – Lava” në pronësi të Marin Shpatës, djali i dajës së Daniel Shimës

VoxNews ka mësuar se në vitin 2023, në kulmin e karrierës së Daniel Shimës, kushëriri i tij i parë, Marin Shpata, hapi kompaninë “E-Lava”, e cila kishte disa pika lavazhesh, një biznes që i kalonte shifrën e 500 mijë eurosh. Një skemë e mirëfilltë, pasi të lejon që edhe pa bërë asnjë punë, mund të xhirosh qindra mijëra euro.

Por, çfarë e lidh “E–Lava”-n me Daniel Shimën? Në dukje, ish-nëndrejtori mund të justifikohet se s’mban përgjegjësi se çfarë pune apo biznesi ka djali i dajës. Po kur Danieli dhe Marini kanë të njëjtën adresë, a kanë lidhje?!

“Ndërtim, marketing dhe lavazh”, rrjeti i kompanive të

“Ndërtim, marketing dhe lavazh”, rrjeti i kompanive të

Faksimile: Kompania “E-Lava” ka të njëjtën adresë me kompaninë “Blitz” që u themelua nga Daniel Shima

Danieli i është futur “me kokë” letrave pasi la detyrën shtetërore, pasi ai themeloi me shpejtësi një tjetër firmë, të quajtur “Blitz Facility Management”. Kjo firmë kishte si “pronar” kompaninë e parë të Danielit “Digital Euphoria”. Këtu bëhet lidhja mes Marinit dhe Danielit, pasi si “E-Lava” dhe “Blitz” kanë të njëjtën adresë të deklaruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit; Rruga e Kavajës, Garden Building, kulla 24, kati 6, apartamenti 2A.

Jo vetëm kaq, pasi firma e dytë e Danelit regjistrohet për lavazh dhe dezifektim, pikërisht objekti i kompanisë së kushëririt. VoxNews ka mësuar se, Danieli e ka zgjeruar gamën e bizneseve, duke hapur edhe një restorant në Lundër, në një pronë që vlen miliona euro.

VoxNews ka mësuar se, në biznes është futur motra dhe e dashura e Danielit, duke hapur të dyja kompani, të cilat i kamuflonin si “ndërkombëtare”. Ka shkuar buja e Danielit te shtetet e tjera?! Kaq para’ të ketë kursyer nga paga si nëndrejtor i AKSHI-t?! Apo janë paratë që ai menaxhoi gjatë asaj detyre, duke favorizuar një klan?! 

(Vijon …) /Vox news