Zbatoni rekomandimet e Avokatit të Popullit, Blushi: Ilir Metës i mohohet edhe ajrosja te 313-ta

Politikë

Publikuar: 02/02/2026

Zbatoni rekomandimet e Avokatit të Popullit, Blushi: Ilir Metës i mohohet edhe ajrosja te 313-ta

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve nuk ka kaluar pa debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në fjalën e tij në Komision kërkoi që PS të tërhiqet nga Neni 148 ku sanksionohet ushtrimi i ndjekjes penale nga Prokuroria.

Ai akuzoi edhe Ministrinë e Drejtësisë, indirekt ish-ministrin Manja, teksa debatoi me zv/ministren e institucionit në Komision për kushtet e trajtimit ndaj të paraburgosurve dhe mungesën e sigurisë, duke cenuar të drejtat e njeriut.

“Megjithatë, meqënëse ju përmendët gjatë fjalës tuaj mënyrën e trajtimit të të burgosurve dhe që sipas jush ka përmirësime, unë dua të ngre me forcë shqetësimin që prej të paktën 3 – muajsh, ju si Ministri, jeni njohur me një raport shumë serioz të Avokatit të Popullit lidhur me mënyrën çnjerëzore, antiligjore të trajtimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj, i cili ndodhet i paraburgosur në IEPV “Jordan Misja”. Për fat të keq, nuk ka ende asnjë përgjigje se përse nuk janë zbatuar nëntë rekomandimet e Avokatit të Popullit, lidhur me mënyrën se si ish-Presidenti i Republikës, ish-Kryeministri dhe ish-Kryetari i Kuvendit po trajtohet në IEPV “Jordan Misja”, tha Blushi mes të tjerash.

Bëhet fjalë për “Shqyrtimin e projektligjit “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, e parashikuar në projektligj.

Ai denoncoi se Metës po i mohohet edhe e drejta për ajrimin dy herë në ditë, sikurse edhe takimet, përfshi atë katër ditë më parë me deputetin demokrat, Klevis Balliu, që nuk u lejua të hynte për takim në burg. Ai tha se Meta po trajtohet në mënyrë kriminale.