Komisioni i Reformës Territoriale, PD bojkoton sërish, nuk merr pjesë në mbledhje

Politikë

Publikuar: 02/02/2026

Komisioni i Reformës Territoriale, PD bojkoton sërish, nuk merr pjesë në mbledhje

Partia Demokratike ka bojkotuar sërish punimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Territoriale.

Arbjan Mazniku, në cilësinë e bashkëkryetarit u shpreh se puna do të vazhdojë dhe për këtë i kanë kërkuar Parlamentit ndryshimin e mënyrës se si do të funksionojë.   Ai u shpreh se kjo reformës kërkon punë intensive dhe synimi është që të përmbyllet deri në korrik të 2026.

Kjo është mbledhja e katërt, që opozita nuk vjen, kemi humbur kohë për një reformë, që është me kohë të ngutshme. Synimi ynë është që të përmbyllim reformën në korrik të këtij viti, Puna kërkon shumë angazhim. Nga nxitimi dhe nevoja që kemi për të realizuar, i kemi kërkuar parlamenti të ndryshojmë mënyrën se si është ndërtuar komisioni”, tha ai.