E pazakontë / Deputetët ankohen për erën e rëndë të një ligjvënësje të opozitës, lahet 3 herë në vit

Dosje rozë

Publikuar: 31/01/2026

E pazakontë / Deputetët ankohen për erën e rëndë të një ligjvënësje të opozitës, lahet 3 herë në vit

Që prej fillimit të legjislaturës së re parlamentare, disa deputetë kanë nisur të artikulojnë jo zyrtarisht një shqetësim të pazakontë për erën e rëndë që kundërmon një deputete e Partisë Demokratike. Ndonëse shqetësimi nuk është shtruar ende në mbledhjet e Komferencës së Kryetarëve, një numër gjithnjë në rritje deputetësh të të dy krahëve ndajnë me njëri-tjetrin ankesën për mungesën e higjenës të deputetes demokrate, për të cilën thonë se lahet jo më shumë se sa tre herë në vit.

Deputetja në fjalë ka nisur të kthehet në makth për ligjvënësit e tjerë sidomos gjatë mbledhjeve të grupit parlamentar të PD dhe mbledhjeve të komisionit parlamentar ku bën pjesë, por edhe gjatë seancave plenare. Grupi i deputetëve socialistë dhe demorkatë, të cilët kanë nisur të ngrenë zërin dhe të ndajnë të njëjtën ankesë të pazakontë në kafene, korridoret e Kuvendit dhe të partive respektive, kanë menduar edhe forma se si t’a adresojnë shqetësimin e tyre.

Disa kanë propozuar për të gjetur një mënyrë të moderuar për t’i kërkuar deputetes të kujdeset më shumë për higjenën trupore si respekt për veten dhe të tjerët, ndërsa disa kanë menduar për t’ia shprehur makthin e tyre deputetes opozitare përmes një adrese anonime. Në seancën e fundit parlamentare, një zonjë deputete nuk e fshehu dot nervozimin kur deputetja opozitare ‘armike e ujit dhe shampos’ u ndal pranë saj duke i folur në përgjithësi. Ajo nxori me nxitim një parfum nga çanta dhe e hodhi me nevozizëm rreth e rrotull si të ishte helm kundër mizave.

Një tjetër zonjë deputete iu drejtua redaksisë së Prapaskenës, ku kërkoi t’i bënim thirrje deputetes opozitare kujdesej për higjenën të paktën gjatë aktiviteteve parlamentare ku afërsia me kolegët është e paevitueshme. Fillimisht pretendimi i saj dukej i pabesueshëm, por pas disa verifikimeve rezultoi se ankesa ishte serioze dhe se deputetja anti-uji ishte kthyer në një makth për kolegët e saj.

E njohur me nofkën ‘sqetulla’, deputeten anti-sapun kanë nisur t’a shmangin plotësisht nga çdo takim të organizuar nga ambasadat në Tiranë si dhe nga delegacionet parlamentare. Duke shpresuar dhe në pritje të reflektimit të saj, kolegët e deputetes janë gati t’a adresojnë shqetësimin në Konferencën e Kryetarëve.