Rama dialog me fermerët: Nuk është vetëm buxheti i shtetit, bashkitë të jenë më aktive me bujqit për financimet

Politikë

Publikuar: 30/01/2026

Rama dialog me fermerët: Nuk është vetëm buxheti i shtetit, bashkitë të jenë më aktive me bujqit për financimet

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë Andis Salla, ai i Financave Petrit Malaj ndodhej në Divjakë në një takim me fermerët.

Dialogu zhvillohet në kuadër të Skemës Kombëtare 2026 për të plotësuar panoramën e kërkesave dhe nevojave të evidentuara deri më tani nga qarqet e tjera, si dhe për ta ndërtuar skemën mbi një pasqyrë sa më të plotë të realitetit në terren.

Rama tha se buxheti i shtetit nuk duhet të jetë i vetmi burim financimi për fermerët. Janë dhe të tjerë komponentë që duhen të përdoren dhe për këtë kërkohet aftësi nga fermeri për t’i përthithur këto para.