300 milionë euro në shëndetësi / BKH kontrolle në kompaninë Evita të Klod Allajbeut, lidhja me Janis Karathano dhe pastrimi i parave të tenderave e koncensioneve

Investigim

Publikuar: 30/01/2026

300 milionë euro në shëndetësi / BKH kontrolle në kompaninë Evita të Klod Allajbeut, lidhja me Janis Karathano dhe pastrimi i parave të tenderave e koncensioneve

Forca të shumta policie dhe agjentë të BKH kanë zbarkuar prej disa orësh në ambientet e kompanisë “Evita” sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu. Forcat e BKH-së kanë ushtruar kontrolle edhe në një firmë tjetër dhe në një banesë në zonën e Selitës në Tiranë.

Mësohet se aksioni është urdhëruar nga prokurorja e posaçme, Dorina Bejko, e cila po heton biznesmenët Klod Allajbeun dhe Janis Karathano për korrupsion dhe pastrim parash. Allajbeu kontrollon komcensionin korruptiv të hemodializës me vlerë rreth 84 milionë euro, ndërsa Karathano, prestanome i tij, kontrollon në letra komcensionin korruptiv 130 milionë euro të laboratorëve, për të cilin KLSH ka referuar një kallëzim penal në SPAK.

Edhe pas koncensionit të laboratorëve, kamufluar me kompaninë Pegasus të Karathanos, dyshohet se qëndron Klod Allajbeu, përmes disa kompanive fantazmë në Holandë. Krahas dy koncensioneve, Allajbeu dhe prestanome i tij, Janis Karathano, kanë marrë në sektorin e shëndetësisë dhjetëra milionë euro tendera me pazar në tavolinë, përmes një karteli kompanish, përfshirë edhe Evita dhe Pegasus.

Vetëm gjatë 5 viteve të fundit, përmes dy kompanive Evita dhe Pegasus, Klod Allajbeu dhe Janis Karathano kanë marrë drejtëpërdrejt rreth 50 milionë euro nga buxheti i shtetit, përmes kontratave të dyshuara korrutpive dhe për shërbime fiktive, të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes disa raporteve auditimi. Dhjetëra milionë euro i kanë futur në xhep përmes kompanive të tjera barnash dhe të asgjesimit të rremë të mbetejeve spitalore.

Mbi 300 milionë euro kanë kaluar në buxheti i shtetit në llogaritë e kompanive të Allajbeut dhe Karathanos që kur Edi Rama emëroi Ogerta Manastirliun ministre të Shëndetësisë. Një pjesë e parave janë tranferuar në Holandë në rrugë bankare, duke u zhvendosur më pas në Angli dhe Greqi, për t’u investuar në pasuri të paluajtshme.

Dhjetëra milionë euro produkt i aferave korruptive me tendera dhe koncensione janë investuar në pasuri të paluajtshme brenda dhe jashtë vendit, në biznese dhe ndërtim, ndërsa një pjesë kanë shkuar për të korruptuar titullarët e Ministrisë së Shëndetësisë, degëve të ministrisë, njerëz të drejtësisë, politikanë dhe media. Evidencat tregojnë se Klod Allajbeu dhe Janis Karathano përfaqësojnë perandorinë e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në shëndetësi.

Më në detaje mund të lexoni;