Lutfi Dervishi ironizon Flamur Nokën: Rama ka rënë si kulla e Pizës, mund të rrijë me shekuj ashtu

Politikë

Publikuar: 28/01/2026

Lutfi Dervishi ironizon Flamur Nokën: Rama ka rënë si kulla e Pizës, mund të rrijë me shekuj ashtu

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN se Rama tashmë ka rënë dhe këtë e kanë nuhatur të parët grupet kriminale.

“Tërmetin e nuhasin minjtë të parët dhe ndryshimet e mëdha politike i nuhasin kriminelët përpara se t’i nuhasin politikanët. Tani, ata që kontrollojnë gjithçka tek PS dhe qeveria, duan të  të ket kenë ndikimin e tyre këtu. Jo, PD-ja ka një vit të kuqe. Po kartelet e kuqe. Ergysi apo Sueli nuk kanë për të pasur kurrë as ndikim dhe as akses në PD. Kjo është kjo është vija e kuqe”, u shpreh Noka. Deklarata e Nokës u ironizua nga analisti Lutfi Dervishi, i cili replikoi me demokratin. “Rama ka rënë si Kolla e Pizës, ka vite… Puna është ju do i rrini këtej që rrëzohet, apo do rrini nga ana tjetër, që të qëndrojë…”.